KB Peja është bërë me trajner të ri.
Klubi pejan ka njoftuar se ka angazhuar amerikanin, Greg Gibson si shef të shtabit teknik, shkruan Gazeta Express.
Gibson ka karrierë të pasur në Ligat Europiane si Finlanda, Belgjika, ku ka arritur plot 4 herë të shpallet Kampion në Finlandë. Amerikani ka drejtuar skuadra në kompeticione prestigjioze Europiane si Eurocup, Champions League, VTB League dhe Europe Cup.