Kurti: Nuk e di nëse Albulena Haxhiu i merr 61 vota me votim të fshehtë, sjellim emër tjetër nëse dështon - Gazeta Express
string(103) "kurti-nuk-e-di-nese-albulena-haxhiu-i-merr-61-vota-me-votim-te-fshehte-sjellim-emer-tjeter-nese-deshton"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 19:56

Kurti: Nuk e di nëse Albulena Haxhiu i merr 61 vota me votim të fshehtë, sjellim emër tjetër nëse dështon

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 19:56

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, ka thënë se nuk e di nëse Albulena Haxhiu i ka 61 vota, por sipas tij, kundërshtimi i partive opozitare për një votim të tillë e bën të besojë që Haxhiu i ka votat për t’u zgjedhur kryetare e Kuvendit, shkruan Express.

“Unë nuk e di nëse Albulena Haxhiu i ka 61 vota me votim të fshehtë. Por ky kundërshtimi i partive opozitare po më bën me besu që i ka 61 vota”, ka thënë Kurti.

Ai tutje ka thënë se edhe në Gjermani, kancelari Merz është zgjedhur me votim të fshehtë.

“Kancelari në Gjermani Merz, që s’i ka marrë 42 % sa VV, u votua me votim të fshehtë. Le ta provojmë votimin e fshehtë, na e thirrim një emër tjetër”, ka thënë Kurti./Express/