Një incident është regjistruar këtë të shtunë në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë fshatit Gajush, ku një i ri nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar mjetin që drejtonte.
Sipas informacioneve paraprake, efektivët e policisë kanë ndërhyrë duke qëlluar në drejtim të automjetit.
Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar si pasojë e incidentit. Policia ka arritur të neutralizojë dhe ndalojë të riun, i cili është shoqëruar në komisariat për të dhënë sqarime mbi ngjarjen.
Menjëherë pas ngjarjes, kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet që çuan në përshkallëzimin e situatës.