Një 38-vjeçar është proceduar nga Policia e Himarës pasi dyshohet se ka vjedhur një shumë prej 150 eurosh një 42-vjeçari.
Njoftim i Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. D., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim një 42-vjeçar, se ky shtetas i ka vjedhur një shumë parash prej 150 eurosh.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.