Tepelenë, 2 në pranga për kultivim të bimëve narkotike - Gazeta Express
string(53) "tepelene-2-ne-pranga-per-kultivim-te-bimeve-narkotike"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2025 11:37

Tepelenë, 2 në pranga për kultivim të bimëve narkotike

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2025 11:37

Policia e Tepelenës arrestoi dy shtetas, babë e bir, për kultivim të bimëve narkotike.

Policia e Tepelenës zhvilloi kontrolle intensive në zbatim të planit operacional “Koordinata”, për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Dy shtetasit u arrestuan pasi kishin kultivuar 194 bimë narkotike, në afërsi të banesës së tyre, në fshatin Mezhgoran.

Policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një pjesë të vogël të bimëve, ndërsa pjesa tjetër u asgjësua nëpërmjet djegies.

Si rezultat i shtimit të kontrolleve të territorit, me dron, kontrolle që kanë objektiv parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, Komisariati i Policisë Tepelenë evidentoi një rast në këtë fushë.