Gruda: Kushtetuesja ka thënë se s’mund të ketë votim të fshehtë, VV detyrohet të arrijë konsensus e kompromis - Gazeta Express
string(106) "gruda-kushtetuesja-ka-thene-se-smund-te-kete-votim-te-fshehte-vv-detyrohet-te-arrije-konsensus-e-kompromis"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 11:32

Gruda: Kushtetuesja ka thënë se s’mund të ketë votim të fshehtë, VV detyrohet të arrijë konsensus e kompromis

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 11:32

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, gjatë një konference për media ka thënë se përmes aktgjykimit të Kushtetueses bëhet e qartë se partia e parë detyrohet që të mos e bllokojë kuvendin dhe e njëjta detyrohet të gjejë konsensus dhe kompromis, shkruan Gazeta Express.

‘‘E drejta është e partisë fituese, detyrimi është të mos me blloku kuvendin dhe detyrimi tjetër është me arrit konsensusin dhe kompromisin e nevojshëm’’, ka thënë ai.

Po ashtu, i njëjti ka deklaruar edhe se Kushtetuesja e ka thënë se s’mund të ketë votimi i fshehtë në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

‘‘Çështja e votimit të fshehtë ka qenë problematike. Janë tri paragrafë të aktgjykimit që e sqarojnë çështjen e votimit të fshehtë. Gjykata Kushtetuese ka thënë nuk mund të ketë votim të fshehtë në rastin e  zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit’’, ka thënë ai. /GazetaExpress