Partia e Lirisë thotë se Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve për shkak të rënies së numrit të lopëve. Kryetarja e Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami, jep sugjerimet që sipas saj e ndryshojnë këtë realitet.
Në një deklaratë për mediat nga selia e PL, Bajrami u ndal në shifra duke thënë se “të dhënat zyrtare të INSTAT për numrin e lopëve të qumështit në Shqipëri gjatë viteve 2014–2024 tregojnë një rënie dramatike në të gjitha qarqet e vendit , me mbi 35%.”
Partia e Lirisë sugjeron mbështetje të blegtorisë me pagesë direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4-fishuar numrin e krerëve, shpendëve dhe prodhimit vendas, pesëfishim të pagesave për bagëtitë e imta, financimi te fermave blegtorale, subvencionim te prodhimit bujqësor për njësi të prodhimit, te sipërfaqes dhe për numër krerësh.
Deklarata e Kryetares së Komisionit të Bujqësisë në Partinë e Lirisë, Silvana Bajrami.
Shqipëria rrezikon të bëhet e varur nga importet e qumështit dhe nënprodukteve dhe gjithashtu të humbasë trashëgiminë rurale dhe të kulinarisë tradicionale për shkak të rënies së shpejtë të numrit të lopëve të qumështit. Të dhënat zyrtare të INSTAT për numrin e lopëve të qumështit në Shqipëri gjatë viteve 2014–2024 tregojnë një rënie dramatike në të gjitha qarqet e vendit , me mbi 35%.
Në të njëjtën kohë, Shqipëria po përjeton një nga nivelet më të larta të emigrimit në Europë, veçanërisht në zonat rurale dhe malore. Këto dy fenomene nuk janë të shkëputura përkundrazi, ato janë drejtpërdrejt të ndërlidhura sepse axhenda antikombetare e shpopullimit ka ecur paralelisht edhe me shfarosjen e blegtorise.
Rënia e numrit të bagëtive të imta për arsye të sëmundjeve te ndryshme, siç është dhe murtaja e ruminatntëve të vegjël ( PPR), e cila ka bërë të eleminohen me qindra krerë të imtash. Gjithashtu, rënia e numrit të lopëve të qumështit është pasqyrim i drejtpërdrejtë i mungesës së politikave bujqësore afatgjata.
Emigrimi të popullsisë rurale dhe orientimit gjithnjë e më shumë të Shqipërisë drejt urbanizimit, tregojnë politika jo të mirëorientuara për zhvillimin e bujqësisë dhe blektorisë në fshat.
Vetem 5 prioritetet e Partise se Lirise për 4 milionë shqiptarë plus, me fokus të vecantë Bujqësinë dhe Sigurinë Ushqimore, garantojne mbeshtetjen e fermerit dhe prodhimit vendas.
Fermeri shqiptar sot meriton:
-Mbështetje të blegtorisë me pagesë direkte për krerë dhe njësi prodhimi, për të 4 -fishuar numrin e krerëve,shpendëve dhe prodhimit vendas.
-Pesëfishim të pagesave për bagetitë e imta,
-Financimi te fermave blegtorale .
-Subvencionim te prodhimit bujqesor per njesi te prodhimit,te siperfaqes dhe per numer kreresh.
Vetëm duke mbështetur fermerët dhe prodhimin vendas do të kemi një ekonomi të qëndrueshme dhe do të shmanget në këtë mënyrë shpopullimi i mëtejshëm i zonave rurale, të cilat me ritmet e emigracionit së shpejti do të boshatisen.