Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane - Gazeta Express
string(59) "tirane-taksia-perplaset-me-kangjellat-te-ambasada-amerikane"

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2025 9:00

Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Shqiperi

Gazeta Express

28/06/2025 9:00

Një aksident automobilistik është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në Tiranë.

Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, drejtuesi i një taksie ka humbur kontrollin mbi mjetin e tij dhe për pasojë taksia është përplasur me barrierën anësore të rrugës dhe me një pemë.

Taksia e përfshirë në aksident i përket kompanisë “Blue Taxi”, teksa pema dhe kangjellat kanë shmangur tragjedinë, pasi makina mund të përfundonter në trotuar, duke perplasur këmbësorë që ishin në rrugën e tyre.