Persona të panjohur shkrepin armë mes vete nga një veturë e një motoçikletë, policia gjen gëzhojat - Gazeta Express
string(97) "persona-te-panjohur-shkrepin-arme-mes-vete-nga-nje-veture-e-nje-motociklete-policia-gjen-gezhojat"

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 8:47

Persona të panjohur shkrepin armë mes vete nga një veturë e një motoçikletë, policia gjen gëzhojat

Lajme

Gazeta Express

28/06/2025 8:47

Rreth orës 19:30 dje në Prishtinë dyshohet për shkrepje armësh mes disa personave të panjohur që ishin në veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër.

Policia, e cila rastin e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”, tha se në vendin e ngjarjes gjeti tetë gëzhoja, ndërsa ata kanë ikur në drejtim të panjohur.

Nuk u raportua për të lënduar nga ky rast.

“Rr. Isa Kastrati, Prishtinë  27.06.2025 – 19:30. Njësitet policore pas pranimit të informatës lidhur me rastin, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe aty kanë gjetur e konfiskuar 8-gëzhoja të cilat dyshohet se janë shkrepur nga persona të panjohur nga një veturë në njërën anë dhe një motoçikletë në anën tjetër, të cilat pastaj kanë ikur në drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin për të cilin është informuar edhe prokurori”, tha policia në raportin 24-orësh.