Ditëve të fundjavës, po parashihet një lehtësim nga vala e të nxehtit që kaploj vendin ditëve të fundit. Temperaturat zbresin në 27C e 29C. Ditën e shtunë ende kalojnë vranësira që aty këtu mund të shoqërohen me ndonjë rigë shiu. Të dielën parashihet mot kryesisht me diell. Minimalet zbresin në 13C e 15C. Do të fryjë erë më e theksuar nga krahu verior, mesatare e mesatarisht e fuqishme, 7-14m/s.
Përgjatë ditëve të para të korrikut do të mbretërojë mot kryesisht me diell dhe sërish i nxehtë, me maksimale që shënojnë rritje graduale deri në 34C e 36C, ditën e mërkurë. Minimalet luhaten ndërmjet 14C e 17C. Fryn erë veriore e lehtë dhe mesatare, 5-10m/s.