Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen - Gazeta Express
string(107) "dalin-fotografite-nga-konsultimet-e-sotme-te-deharit-me-lidere-te-partive-politike-kurti-e-injoroi-ngjarjen"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 21:42

Dalin fotografitë nga konsultimet e sotme të Deharit me liderë të partive politike, Kurti e injoroi ngjarjen

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 21:42

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, s’ka marrë sot fare pjesë në takimin konsultativ me partitë politike që ka thirrur kryesuesi i seancës, Avni Dehari, para nisjes së seancës së 38-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. 

Ky takim me liderët e partive politike para nisjes së seancës ishte thirrur nga Dehari si rezultat i situatës së re që ka krijuar vendimi i Gjykaëts Kushtetuese të Kosovës, e që obligon partitë për zgjidhje brenda 30 ditëve. 

Në fotografitë e publikuara, shihet që aty kanë qenë të gjithë krerët e partive politike si Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj, dhe shumë përfaqësues të tjerë të partive politike. 

Vetë Kurti ka thirrur një takim me liderët e partive politike për të shtunën, për të diskutuar rrugën përpara pas vendimit të Kushtetueses. 

Në këtë takim do të marrin pjesë të gjitha partitë politike me përfaqësuesit e tyre. /GazetaExpress/