Sipas raportimeve nga “HLN”, Club Brugge i ka bërë të qartë Milanit se mesfushori Ardon Jashari nuk është në shitje.
Mesfushori me prejardhje shqiptare ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve të mëdha evropiane pas paraqitjeve të tij këtë sezon në Belgjikë, por klubi belg nuk ka ndërmend ta lëshojë lehtë lojtarin.
Milani raportohet se ka ofruar rreth 30 milionë euro, ndërsa Club Brugge kërkon një shumë më afër 40 milionë eurove për të filluar bisedimet.
Jashari iu bashkua Club Brugge vetëm verën e kaluar nga Luzerni, por u bë menjëherë një lojtar kyç.
Ai pati një sezon të shkëlqyer si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
22-vjeçari luajti 52 ndeshje, shënoi 4 gola dhe dha 5 asistime gjatë sezonit.
Ai tashmë është edhe pjesë e ekipit kombëtar të Zvicrës.
Ndërkohë, edhe Manchester United nga Premier League thuhet se është i interesuar për mesfushorin./GazetaExpress/