Të shtëna me armë zjarri në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, Policia e Kosovës: S’ka të plagosur - Gazeta Express
string(91) "te-shtena-me-arme-zjarri-ne-bregun-e-diellit-ne-prishtine-policia-e-kosoves-ska-te-plagosur"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 20:44

Të shtëna me armë zjarri në “Bregun e Diellit” në Prishtinë, Policia e Kosovës: S’ka të plagosur

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 20:44

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, në një përgjigje për Express ka konfirmuar për një rast të të shtënave me armë në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë. 

Ahmeti ka treguar se nuk ka të plagosur nga rasti dhe se Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se tashmë kanë nisur hetimet. 

“Rreth orës 17:30 kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri, në lagjen Bregu i diellit në Prishtinë. Njësitet policore menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti.”, ka deklaruar Flora Ahmeti. /GazetaExpress/