Drilon Hazrollaj ka pësuar një lëndim, pak ditë pas ia bëri sefte me gol me ekipin rumun, Rapid Bukureshti në ndeshje miqësore.
Ishte vet trajneri i skuadrës që njoftoi se futbollisti kosovar është lënduar në seancë stërvitore.
“Driloni është lënduar në stërvitje”, bëri të ditur trajneri i skuadrës rumune, Constandin Galda.
Hazrollaj ishte në mesin e 25 futbollistëve të Rapidit që kishin udhëtuar në Slloveni për përgatitje për sezonin e ri.
Hazrollaj u zyrtarizua si futbollist i Rapidit në mars, por që iu bashkua skuadrës pas përfundimit të sezonit me Malishevën.