Agjencia Rregullatore për Shërbimet e Energjisë ka njoftuar sot një ndryshim në çmimet e shitjes me pakicë të derivateve të naftës.
Çmimi i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) ulet për 2.50 denarë/litër, në krahasim me çmimin e shitjes me pakicë të përcaktuar me vendimin për përcaktimin e çmimeve më të larta të shitjes me pakicë të derivateve të naftës dhe karburanteve për transport nga 23.06.2025. Me këtë ulje, çmimi i ri i shitjes me pakicë i EURODIZELIT (D-E V) do të jetë 70.50 denarë/litër.
Ndërkohë, çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, si dhe të vajit të lehtë ekstra për amvisëri (EL-1), mbeten të pandryshuara. Ato do të qëndrojnë në të njëjtin nivel siç ishin përcaktuar me vendimin e datës 23.06.2025.
Kështu, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-95 mbetet 77.50 denarë/litër, çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 mbetet 79.50 denarë/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i vajit të lehtë ekstra për amvisëri (EL-1) mbetet 72.00 denarë/litër.