Testi i Arritshmërisë për nxënësit e klasës së 9-të është shpërndarë në rrjetet sociale, duke ngritur shqetësime për besueshmërinë dhe integritetin e procesit të testimit.
Në disa grupe në aplikacionin Viber janë publikuar fotografi të testeve, të cilat i përkasin pyetjeve që u janë dhënë sot nxënësve.
Testi i Arritshmërisë përfshin nëntë lëndë bazë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi dhe Biologji.