Bleron Baraliu ka thënë se braktisja e votimit të sotëm nga deputetët, do të përbënte shkelje “me vetëdije të plotë” të kushtetutës.
Analisti politik, në një postim në rrjetin social Facebook, tha të premten se qëndrimi në dallë dhe votimi është detyrim dhe opsioni i vetëm për deputetët.
Sipas Baraliut, deputetët kanë të drejtë të votojnë nëse janë pro ose kundër votimit të fshehtë.
Nëse Vetëvendosje insiston në votimin e fshehtë, të cilën ai e quan një ‘taktikë ngërçi’ të partisë në pushtet, atëherë Baraliu këshilloi deputetët e opozitës që të marrin pjesë në votim dhe të votojnë kundër.
Nëse 61 deputetë votojnë për votimin e fshehtë për kryetar të kuvendit, Baraliu tha se deputetët e opozitës, në këtë rrethanë të re, sipas dëshirës së tyre mund të bëjnë publike votën e tyre gjatë ose pas procesit.
“Këshilla ime për deputetët e partive tjera është që të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë kundër votimit të fshehtë; nëse humbin, të votojnë në mënyrë të fshehtë dhe secili deputet sipas dëshirës — jo me presion partiak — të bëjë publike votën e tyre më pas ose gjatë procesit”, tha ai.
Postimi i plotë i Baraliut.
𝗣𝗲𝗿𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝗶𝘃𝗮 (𝗶𝗺𝗲) 𝗮𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝗮𝗸𝗲 𝗿𝗲𝘁𝗵 𝗽𝗶𝗸𝗮𝘃𝗲 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗲𝗻𝗱𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗚𝗷.𝗞. 𝗱𝗵𝗲 𝗸𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗮 𝗽𝗲̈𝗿 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝘁:
𝗡𝗲̈ 𝗯𝗮𝗿𝗱𝗵 𝗲 𝘇𝗶:
1. 𝗡𝗲̈𝘀𝗲 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝘁 𝗯𝗿𝗮𝗸𝘁𝗶𝘀𝗶𝗻 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝘀𝗼𝘁, 𝗮𝘁𝗮 𝗱𝗼 𝘁𝗮 𝘁𝗵𝘆𝗲𝗻𝗶𝗻 𝗸𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝘁𝗲̈𝗻 𝗺𝗲 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗱𝗶𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗽𝗹𝗼𝘁𝗲̈. Detyrimi për të qëndruar në sallë dhe luftuar çdo akt të ‘papranueshëm’ nga partia më e votuar është 𝗱𝗲𝘁𝘆𝗿𝗶𝗺 𝗱𝗵𝗲 𝗼𝗽𝗰𝗶𝗼𝗻𝗶 i 𝘃𝗲𝘁𝗲̈𝗺, 𝗷𝗼 𝗼𝗽𝗰𝗶𝗼𝗻 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗲𝘁𝘃𝗲𝘁𝗲.
2. 𝗣𝗮𝗿𝘁𝗶𝗮 𝗩𝗩 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 𝘁’𝘂𝗮 𝗶𝗺𝗽𝗼𝗻𝗼𝗷𝗲̈ 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗳𝘀𝗵𝗲𝗵𝘁𝗲̈ 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝘃𝗲, 𝗮𝘀𝗻𝗷𝗲̈𝗿𝗶𝘁 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝘁𝘆𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗮𝘀𝗻𝗷𝗲̈ 𝗳𝗼𝗿𝗺𝗲̈. 𝗡𝘂𝗸 𝗸𝗮 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 𝗮𝘀 𝘁’𝗮 𝗺𝗮𝗻𝗶𝗽𝘂𝗹𝗼𝗷𝗲̈ 𝗮𝗴𝗷𝗲𝗻𝗱𝗲̈𝗻 𝗲 𝗺𝗯𝗹𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘀 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝘂𝗮𝗿 𝗮𝘁𝗲̈ 𝘀𝗶𝗰̧ 𝗸𝗮 𝘁𝗲𝗻𝘁𝘂𝗮𝗿 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗲̈𝗷𝗲̈ 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗶𝗺𝗽𝗼𝗻𝘂𝗮𝗿 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗿𝗲𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶 𝗾𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗳𝘀𝗵𝗶𝗻 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗳𝘀𝗵𝗲𝗵𝘁𝗲̈. 𝗣𝗼𝗿 𝗸𝗷𝗼 𝗻𝘂𝗸 𝗻𝗲̈𝗻𝗸𝘂𝗽𝘁𝗼𝗻 𝘀𝗲 𝗮𝘁𝗮 / 𝗱𝗶𝘀𝗮 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗼𝘁𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀𝗶 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗶𝗹𝗹𝗲̈, 𝗽𝗲̈𝗿𝗱𝗲𝗿𝗶𝘀𝗮 𝗸𝘆 𝗽𝗿𝗼𝗰𝗲𝘀 𝗻𝘂𝗸 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗰𝗲𝗻𝗼𝗻𝘁𝗲 𝗽𝗮𝗿𝗶𝗺𝗲𝘁 𝗱𝗲𝗺𝗼𝗸𝗿𝗮𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗾𝗲̈ 𝗯𝘂𝗿𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗻𝗴𝗮 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝘁𝗮.
𝗖̧𝗸𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗯𝗮𝗿𝗱𝗵 𝗲 𝘇𝗶, e që dëshmon për të satën herë se 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝘁𝗮 𝗲 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈𝘀 𝗸𝗮 𝘃𝗮𝗸𝘂𝗺 𝗹𝗶𝗴𝗷𝗼𝗿 𝗺𝗲̈ 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗲̈ 𝘀𝗲 𝗱𝗷𝗮𝘁𝗵𝗶 𝘇𝘃𝗶𝗰𝗲𝗿𝗮𝗻, dhe që Gj.K. asnjëherë nuk po zgjidh telashet e kësaj por vetëm po i thellon ato, përfshin çështjen kyçe se çka nënkupton ‘detyrim për votim të fshehtë’?! 𝗚𝗷.𝗞. 𝗱𝗼 𝗱𝘂𝗵𝗲𝗷 𝘁’𝗮 𝘀𝗾𝗮𝗿𝗼𝗻𝘁𝗲 𝗾𝗮𝗿𝘁𝗲̈ se në çfarë mënyre do mund të arrihej tek votimi i fshehtë nëse jo përmes ndryshimit të agjendës?!
𝗣𝗿𝗮𝗻𝗱𝗮𝗷, 𝘂𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲𝗻𝗱𝗼𝗷, 𝗾𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗶𝗻𝗶𝗺𝘂𝗺 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝘁 𝗸𝗮𝗻𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗲𝗷𝘁𝗲̈ 𝘁’𝗮 𝗿𝗲𝗳𝘂𝘇𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗼𝘀𝗲 𝗽𝗿𝗮𝗻𝗼𝗷𝗻𝗲̈ (𝘀𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝘂) 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺𝗶𝗻 𝗲 𝗳𝘀𝗵𝗲𝗵𝘁𝗲̈, 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝘀 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺𝗶𝘁 𝗽𝗿𝗼/𝗸𝘂𝗻𝗱𝗲̈𝗿 𝗸𝗲̈𝘀𝗮𝗷 𝗺𝗲 𝘀𝗵𝘂𝗺𝗶𝗰𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗵𝗷𝗲𝘀𝗵𝘁𝗲̈, 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗮𝗸𝘀𝗶𝗺𝘂𝗺 𝘀𝗲𝗰𝗶𝗹𝗶 𝗽𝗿𝗲𝗷 𝘁𝘆𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗲𝗳𝘂𝘇𝗼𝗷𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝘃𝗼𝘁𝗼𝗷𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝗻𝘆𝗿𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗳𝘀𝗵𝗲𝗵𝘁𝗲̈ 𝘀𝗶𝗽𝗮𝘀 𝗱𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗿𝗲̈𝘀 𝗽𝗲𝗿𝘀𝗼𝗻𝗮𝗹𝗲, 𝗽𝗿𝗮 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗲̈ 𝗯𝗲̈𝗿𝗲̈ 𝘃𝗼𝘁𝗲̈𝗻 𝗲 𝘀𝗮𝗷/𝘁𝗶𝗷 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗰̧𝗳𝗮𝗿𝗲̈𝗱𝗼 𝗳𝗼𝗿𝗺𝗲.
— 𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗮 𝗶𝗺𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗱𝗲𝗽𝘂𝘁𝗲𝘁𝗲̈𝘁 𝗲 𝗩𝗩 / 𝗩𝗩𝗻𝗲̈ 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝗺𝗼𝘀 𝘁𝗲̈ 𝗶𝗻𝘀𝗶𝘀𝘁𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝘃𝗼𝘁𝗶𝗺 𝘁𝗲̈ 𝗳𝘀𝗵𝗲𝗵𝘁𝗲̈, dhe të propozojnë një kandidat të pranueshëm për kryetar kuvendi
— 𝗡𝗲̈𝘀𝗲 𝗩𝗩 𝘃𝗮𝘇𝗵𝗱𝗼𝗻 𝗺𝗲 𝘁𝗮𝗸𝘁𝗶𝗸𝗮 𝗻𝗴𝗲̈𝗿𝗰̧𝗶 𝘀𝗶 𝗱𝗲𝗿𝗶 𝘁𝗮𝗻𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝘁𝗲𝗻𝘁𝗼𝗻 𝗴𝗿𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝘀 𝘀𝗵𝗸𝗲𝗹𝗷𝗲𝘀 𝘀𝗲̈ 𝘂𝗿𝗱𝗵𝗲̈𝗿𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗚𝗷.𝗞., këshilla ime për deputetët e partive tjera është që të qëndrojnë në sallë dhe të votojnë kundër votimit të fshehtë; nëse humbin, të votojnë në mënyrë të fshehtë dhe secili deputet sipas dëshirës — jo me presion partiak — të bëjë publike votën e tyre më pas ose gjatë procesit
𝗞𝗲̈𝘀𝗵𝗶𝗹𝗹𝗮 𝗶𝗺𝗲 𝗸𝗿𝘆𝗲𝘀𝗼𝗿𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝘁𝗲̈ 𝘁𝗷𝗲𝗿𝗮 𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲̈ 𝗾𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗯𝗮𝘀𝗵𝗸𝗼𝗵𝗲𝗻 𝗱𝗵𝗲 𝘀𝗳𝗶𝗱𝗼𝗷𝗻𝗲̈ 𝗩𝗩𝗻𝗲̈ 𝗱𝘂𝗸𝗲 𝗸𝗿𝗶𝗷𝘂𝗮𝗿 ‘𝗺𝗮𝘇𝗵𝗼𝗿𝗮𝗻𝗰̧𝗲̈’ 𝘁𝗲̈ 𝗶𝘀𝗵 𝗼𝗽𝗼𝘇𝗶𝘁𝗲̈𝘀, që do të detyronte kompromis nga VV ose zgjedhje të reja.
𝗧𝗮𝗻𝗶 𝗺𝗲̈ 𝗷𝗮𝗺 𝗶 𝗯𝗶𝗻𝗱𝘂𝗿 𝗾𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗲 𝗿𝗲𝗷𝗮 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝗻𝘆𝗿𝗲̈ 𝗿𝗿𝗲̈𝗻𝗷𝗲̈𝘀𝗼𝗿𝗲 𝘀𝗽𝗲𝗸𝘁𝗿𝗶𝗻 𝗽𝗼𝗹𝗶𝘁𝗶𝗸 𝗻𝗲̈ 𝗞𝗼𝘀𝗼𝘃𝗲̈.
𝗣𝗢𝗥, 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗶𝘀𝗵𝘁𝗲 𝗲 𝘂𝗱𝗵𝗲̈𝘀 𝗾𝗲̈ 𝗽𝗮𝗿𝘁𝗶𝘁𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗞𝘂𝘃𝗲𝗻𝗱 𝘁𝗲̈ 𝗸𝗿𝗶𝗷𝗼𝗷𝗻𝗶𝗻 𝗻𝗷𝗲̈ 𝗾𝗲𝘃𝗲𝗿𝗶 𝘁𝗲𝗸𝗻𝗶𝗸𝗲 𝗴𝗷𝗮𝘁𝗲̈ 𝘀𝗲̈ 𝗰𝗶𝗹𝗲̈𝘀 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝗻𝗱𝗿𝘆𝘀𝗵𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗞𝘂𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝘂𝘁𝗲̈𝗻 𝗿𝗿𝗲̈𝗻𝗷𝗲̈𝘀𝗶𝘀𝗵𝘁, që të krijonin një kushtetutë kuptimplotë dhe kushte për një shtet kuptimplotë, në vend të paçavrës juridike që kemi në (dis)funksion dhe shtetit të papërfunduar juridikisht as funksionalisht…
**𝗡𝗲̈𝘀𝗲 𝗺𝗶𝗻𝗼𝗿𝗶𝘁𝗲𝘁𝗶 𝗱𝗼 𝘁’𝗮 𝗯𝗹𝗹𝗼𝗸𝗼𝗻𝗶𝗻 𝗸𝗲̈𝘁𝗲̈ 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗲̈𝗻𝘆𝗿𝗲̈ 𝗽𝗲𝗿𝗳𝗶𝗱𝗲 𝗽𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝘀 𝗽𝗮𝗿𝗶𝗺𝗶𝘁 2/3, atëherë pason nevoja për ndryshime thelbësore me forma tjera…