Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve, Dehari: Ditën e mirë - Gazeta Express
string(115) "efekti-i-aktgjykimit-nderpritet-vazhdimi-i-38-te-i-seances-vazhdon-pas-konsultimeve-te-lidereve-dehari-diten-e-mire"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 11:38

Efekti i aktgjykimit, ndërpritet vazhdimi i 38-të i seancës, vazhdon pas konsultimeve të liderëve, Dehari: Ditën e mirë

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 11:38

Është ndëprerë seanca konstituive pa u hedhur në votim asnjë pikë e rendit të ditës. Ky vendim erdhi për shkak të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila vendosi se deputetët janë të detyruar ta përfundojnë seancën konstituive brenda 30 ditëve, më së largu deri më 26 korrik.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, tha se kjo u dakordua në takimin konsultativ që mbajti ai me përfaqësuesit e partive pak para hapjes së seancës.

“Pas aktgjykimit sot u mblodhëm me përfaqësuesit e subjekteve politike për një konsultë paraprake. Të gjithë ishin të mendimit që seanca sot të ndërpritet, pasi të mbahet nesër takimi i liderëve politikë që është ftuar nga subjekti më i madh politik të vazhdojmë me seancën më 29. 06.2025, në ora 11:00. Urojmë që t’i jepet fund këtij ngërçi. Ditën e mirë!”.

Kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka ftuar në një takim të përbashkët të shtunën (nesër) në orën 16:00, “në përpjekje të radhës në funksion të konsensusit për konstituim të Kuvendit”.

Por, për këtë ftesë, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se do të duhej të ishte për sot para seancës në mënyrë që të mos hyhej në seancën e parë pas vendimit të Kushtetueses me skenarin e vjetër.

Më herët, nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, në një konferencë për media që e mbajti bashkë me nënkryetaren Albulena Haxhiu, tha se Kushtetuesja nuk e ka shpallë antikushtetues votimin e fshehtë, duke thënë se do të insisitojnë në këtë mënyrë të votimit./Express/