Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri - Gazeta Express
string(112) "ambasadori-britanik-pas-takimit-me-kurtin-urgjente-dalja-nga-ngerci-te-shmangen-veprimet-pershkallezuese-ne-veri"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 11:19

Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Urgjente dalja nga ngërçi, të shmangen veprimet përshkallëzuese në veri

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 11:19

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, pas takimit të djeshëm që ka pasë me kryeministrin në dorëheqje, Albin Kurti, tha se i ka theksuar nevojën urgjente për daljen nga ngërçi në Parlament, ndërsa tha se i ka thënë se është në interes të të gjithëve shmangia e veprimeve përshkallëzuese në veri të vendit.

“Dje u takova me Kryeministrin në detyrë Kurti. Diskutuam nevojën urgjente për të zgjidhur ngërçin parlamentar, si dhe ngjarjet e fundit në veri të Kosovës. Ramë dakord se është në interesin e të gjithëve të shmangen veprimet përshkallëzuese dhe të ruhet një mjedis i sigurt në rajon, dhe se të drejtat dhe mbrojtjet për të gjithë qytetarët e Kosovës duhet të respektohen plotësisht. Theksova rëndësinë e diskutimit dhe zgjidhjes së çështjeve të tilla përmes dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar ai.