Transferimi i Samuele Ricci te Milani është vetëm çështje kohe - Gazeta Express
string(62) "transferimi-i-samuele-ricci-te-milani-eshte-vetem-ceshtje-kohe"

Futboll

Gazeta Express

27/06/2025 10:50

Transferimi i Samuele Ricci te Milani është vetëm çështje kohe

Futboll

Gazeta Express

27/06/2025 10:50

Transferimi i Samuele Ricci te Milani është vetëm çështje kohe, pasi mesfushori italian pritet t’i nënshtrohet testeve mjekësore sapo të kthehet nga pushimet.

Mesfushori i kombëtares italiane është pranë kalimit te kuqezinjtë. Milani ka rifilluar bisedimet me lojtarin dhe klubin e tij, Torino, në fillim të kësaj jave – siç raportoi ekskluzivisht Football Italia.

Ricci ka arritur tashmë një marrëveshje personale me Milanin, ndërsa klubi është i sigurt për ta mbyllur transferimin për rreth 25 milionë euro, përfshirë bonuse.

Aktualisht, Ricci ndodhet me pushime jashtë Italisë, ndaj nuk mund të kryejë vizitat mjekësore në ditët në vijim. Megjithatë, dëshira e tij për t’u bashkuar me kuqezinjtë do të realizohet shpejt, pasi kalimi i tij në San Siro është vetëm çështje kohe.

Ricci, 23 vjeç, ka shënuar një gol dhe ka dhënë dy asistime në 36 paraqitje me Torinon gjatë sezonit 2024-25 në të gjitha kompeticionet.

Ai debutoi me përfaqësuesen e Italisë në qershor 2022 nën drejtimin e Roberto Mancinit dhe deri tani ka grumbulluar 10 paraqitje ndërkombëtare.