Nënkryetari i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, ka insistuar se obligimi për konstituim të Kuvendit i takon të gjithë, ndërsa për votimin e fshehtë që ka dështuar në Kuvend për disa herë me radhë tha se s’është antikushtetues.
“Votimi i fshehtë nuk është antikushtetues. Ju lutem! Nuk është antikushtetues. Vendimi i z.Dehari nuk është antikushtetues. Nëse e gjeni një paragraf në mënyrë eksplicite ku gjykata thotë gaboi në këtë pikë Avni Dehari, duhet të kthehen procedurat mbrapa atëherë në rregull unë jap përgjegjësi”.