Kurti: Ëndrrën për liri po e jetësoni ju rekrutë, FSK-ja e gatshme gatshme për të marrë pjesë në cilindo operacion shumëkombësh - Gazeta Express
string(125) "kurti-endrren-per-liri-po-e-jetesoni-ju-rekrute-fsk-ja-e-gatshme-gatshme-per-te-marre-pjese-ne-cilindo-operacion-shumekombesh"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:33

Kurti: Ëndrrën për liri po e jetësoni ju rekrutë, FSK-ja e gatshme gatshme për të marrë pjesë në cilindo operacion shumëkombësh

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:33

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ishte i pranishëm sot në ceremoninë e rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Me këtë rast Kurti foli për arritjet e FSK-së dhe faktin se po i shtohen edhe 350 ushtarë të rinj.

“Qershorin e ngjarjeve të rëndësishme e të luftës për liri e pavarësi po e përmbyllim këtë vit duke i shtuar FSK-së edhe 350 ushtarë të ri. Pothuajse tri dekada më parë kur u formula shtabi i përgjithshëm shtabi i UÇK-së, për pjesëtarët e UÇK-së forcë shtytëse ishte ideali i çlirimit, kurse atdhedashuria. Sot secili nga ju është i pajisur me armë personale pa shqetësimin e mungesës së municioneve, sepse ushtria jonë është e furnizuar më shumë se kurrë e arsenal ushtarak e sisteme të armatimeve më modern.Brenda dy viteve pritet të ndërtohet fabrika e parë shtetëror për municione në Republikën e Kosovës.Me mbi 300 milionë euro në katër vitet e fundit dhe me mbi 2700 ushtarë e oficerë të rinj të rekrutuar ushtria po ecën shpejtë drejt zhvillimit si ushtri profesional. Ëndrrën për liri po e jetësoni sot ju rekrutë të dashur”,tha Kurti

Ai theksoi se Ushtria e Kosovës e ngritur mbi sakrificën e dëshmorëve në ballë të të cilëve është kryekomandanti Adem Jashari, e në simbiozë perfekte me doktrinat e vendeve anëtare të NATO-s ka arritur nivelet e një ushtrie profesionale me ushtritë e vendeve partnere, e gatshme për të marrë pjesë në cilindo operacion shumëkombësh.