Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare - nëse janë numrat, krijohet - Gazeta Express
string(109) "dehari-konstituimi-i-kuvendit-eshte-pergjegjesi-e-te-gjitha-subjekteve-parlamentare-nese-jane-numrat-krijohet"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:24

Dehari: Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare – nëse janë numrat, krijohet

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 10:24

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, Avni Dehari, ka deklaruar se përgjegjësia për konstituimin e legjislaturës së re u takon të gjitha subjekteve parlamentare, dhe jo vetëm partisë së parë.

Duke komentuar situatën politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Dehari tha se procesi duhet të vazhdojë në bazë të rregullave kushtetuese dhe numrave në Kuvend.

“Konstituimi i Kuvendit është përgjegjësi e të gjitha subjekteve parlamentare. Nëse janë numrat, krijohet. Nëse nuk janë, kalon te subjekti tjetër. Nëse prapë nuk gjenden numrat, atëherë shkohet në zgjedhje. Nëse nuk bëhen numrat, natyrisht që kalohet në shumicë tjetër,” tha Dehari.

Deklarata e tij vjen një ditë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila theksoi qartë se konstituimi i Kuvendit është obligim kolektiv i të gjithë deputetëve të zgjedhur në legjislaturën e re.