Real Madridi e ka mbyllur fazën e grupeve në Kupën e Botës për Klube si lider.
“Los Blancos” shënuan fitore të thellë 0:3 ndaj Salzburgut në xhiron e fundit, shkruan Gazeta Express.
Vinicius Junior realizoi për 0:1 në minutën e 40-të, pas asistit nga Jude Bellingham.
Fede Valverde shënoi për 0:2 në minutën e tretë shtesë të pjesës së parë, i asistuar bukur nga Vinicius Junior.
E për 0:3 u përkujdes Garcia që shënoi në minutën e 84-të.
Me këtë fitore, Real Madridi e mbyll në vendin e parë me 7 pikë, kurse Al Hilal kualifikohet tutje si i dyti.
Salzburgu në anën tjetër mbetet jashtë me katër pikë, kurse krejt në fund ishte Pachuca me 0 pikë.