Zjarri në Kalabri, ekipet Emergjente ishin në aksion deri në orët e vona (Pamje) - Gazeta Express
string(77) "zjarri-ne-kalabri-ekipet-emergjente-ishin-ne-aksion-deri-ne-oret-e-vona-pamje"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 9:25

Zjarri në Kalabri, ekipet Emergjente ishin në aksion deri në orët e vona (Pamje)

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 9:25

Një ndërtesë është përfshirë të enjten nga zjarri në lagjen “Kalabria” në Prishtinë.

Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë ka njoftuar se ekipet kanë punuar deri në orët e vona për ta lokalizuar dhe shuar zjarrin.

“Reagim i shpejtë dhe profesional!Deri në orët e vona, ekipet tona emergjente ishin të angazhuara në lokalizimin dhe shuarjen e  zjarrit që përfshiu një ndërtesë në lagjen “Kalabria”. Jemi thellësisht mirënjohës për përkushtimin, guximin dhe profesionalizmin e Brigadës Profesionale të Zjarrfikësve si dhe ekipeve të Drejtorisë për Siguri dhe Emergjenca, të cilët, 24/7, janë në gatishmëri për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e qytetarëve të Kryeqytetit”, thuhet në njoftim.