Ish-gjenerali Nasim Haradinaj, në emisionin Ora 7 në Klan Kosova, komentoi gjykimin në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).
Ai theksoi se kjo gjykatë po vepron duke krijuar dëshmitarë që i konvenojnë interesave të saj, njofton Klankosova.
“Kjo gjykatë ka treguar se ka marrë një drejtim, një orientim, dhe në çdo kohë krijon dëshmitarë që i konvenojnë, qofshin me ushtrime presioni apo me mënyra tjera”, tha Haradinaj.