Vinicius Jr shpërthen me dashuri për Real Madridin: I detyrohem gjithçka këtij klubi - Gazeta Express
string(83) "vinicius-jr-shperthen-me-dashuri-per-real-madridin-i-detyrohem-gjithcka-ketij-klubi"

Futboll

Gazeta Express

27/06/2025 9:02

Vinicius Jr shpërthen me dashuri për Real Madridin: I detyrohem gjithçka këtij klubi

Futboll

Gazeta Express

27/06/2025 9:02

Në një deklaratë plot emocion dhe përkushtim, ylli brazilian i Real Madridit, Vinicius Jr, ka rikonfirmuar lidhjen e tij të fortë me klubin “mbretëror”. 

Pasi ka qenë vendimtar në sukseset e fundit të skuadrës dhe një figurë qendrore në ofensivë, Vini nuk nguron të shprehë dashurinë për fanellën që mban.

“E dua vërtet Real Madridin… dhe unë me të vërtetë i detyrohem gjithçka këtij klubi,” u shpreh 23-vjeçari. “Presioni dhe kritika nuk janë problem. Jam shumë i lumtur me këtë klub, trajnerin e ri Xabi dhe këta lojtarë.”

Fjalët e tij vijnë në një moment të rëndësishëm për klubin, me epokën e re që nis nën drejtimin e Xabi Alonsos. 

Vinicius ka qenë njëri ndër liderët e rinj të Real Madridit, duke treguar vazhdimisht pjekuri dhe pasion, si në fushë ashtu edhe jashtë saj.