Po përsëritet historia? Ministri i Jashtëm polak krahason Putinin me Brezhnjevin - Gazeta Express
string(79) "po-perseritet-historia-ministri-i-jashtem-polak-krahason-putinin-me-brezhnjevin"

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 7:06

Po përsëritet historia? Ministri i Jashtëm polak krahason Putinin me Brezhnjevin

Lajme

Gazeta Express

27/06/2025 7:06

Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski ka theksuar se regjimi i udhëheqësit të Kremlinit, Vladimir Putin, mund të shembet nëse zhvillohet një garë e re armatimesh në stilin e Luftës së Ftohtë.

Sikorski beson se Putini duhet të kuptojë se po “ndjek hapat e (Leonid) Brezhnjevit”, duke iu referuar udhëheqësit sovjetik të lidhur me epokën e stagnimit.

“Ai vetë dikur tha se Bashkimi Sovjetik u shemb sepse shpenzoi shumë për armë – dhe tani po bën të njëjtën gjë”, theksoi diplomati më i lartë i Polonisë, shkruajnë mediat e huaja

Sikorski shtoi se Rusia aktualisht po zhvillon “një luftë shumë të shtrenjtë” dhe se agresioni i saj e ka shtyrë të gjithë Perëndimin të rrisë shpenzimet e mbrojtjes.

“Putini do të detyrohet të shpenzojë edhe më shumë para për mbrojtje. Shpresojmë që rezultati për regjimin e tij të jetë i njëjtë [si ai i BRSS-së – red.], vetëm më shpejt”, përfundoi Sikorski.

Ndryshe, një studim i Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm tregoi më parë se shpenzimet ushtarake në Evropë (përfshirë Rusinë) u rritën me 17% në 693 miliardë dollarë amerikanë, duke u bërë nxitësi kryesor i rritjes globale të shpenzimeve ushtarake në vitin 2024.

Ndërsa në samitin e NATO-s në Hagë më 25 qershor, udhëheqësit ranë dakord për rritjen më të madhe të shpenzimeve të mbrojtjes që nga fundi i Luftës së Ftohtë, duke e rritur objektivin kolektiv në 5% të PBB-së. /Telegrafi