LDK: Aktgjykimi përcakton që VV duhet të sigurojë shumicën e votave dhe s'mund të bllokojë, Dehari t’i kthehet votimit të hapur - Gazeta Express
string(122) "ldk-aktgjykimi-percakton-qe-vv-duhet-te-siguroje-shumicen-e-votave-nuk-mund-te-bllokoje-dehari-ti-kthehet-votimit-te-hapur"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 22:15

LDK: Aktgjykimi përcakton që VV duhet të sigurojë shumicën e votave dhe s’mund të bllokojë, Dehari t’i kthehet votimit të hapur

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 22:15

Lidhja Demokratike e Kosovës deklaron se mirëpret aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës në lidhje me çështjen e konstituimit të Kuvendit, “të drejtës dhe detyrimeve të grupit më të madh parlamentar, si dhe në lidhje me mënyrën e votimit në seancën konstituive”.

LDK në një komunikatë drejtuar mediave pohon se “ky aktgjykim ka përcaktuar qartazi se grupi më i madh parlamentar nuk mund të bllokojë konstituimin e Kuvendit, se duhet të sigurojë shumicën e votave të deputetëve ose të arrijë konsensus me grupet parlamentare”.

“Po ashtu, siç e përcakton paragrafi 187 i aktgjykimit, kryesuesi i seancës konstituive duhet të respektojë dispozitat kushtetuese, Kapitullin IV të Rregullores së Punës së Kuvendit dhe praktikat e deritashme parlamentare, si dhe t’i kthehet skenarit të dakorduar të seancës konstituive për të proceduar me votim të hapur”, vijon LDK në reagimin e saj.

“Lidhja Demokratike e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për një parlamentarizëm funksional, për respektim të Kushtetutës dhe për ndërtimin e institucioneve përfaqësuese që burojnë nga vullneti i qytetarëve dhe nga rregullat demokratike.

Ftojmë grupin më të madh parlamentar që të veprojnë në përputhje me këtë aktgjykim, t’i ndërpresin bllokimet dhe të kontribuojnë në konstituimin sa më të shpejtë dhe të rregullt të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.