Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, tha se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra me vendimin e saj ku obligon që konstituimi i kuvendit të bëhet brenda 30 ditësh.
Me këtë aktgjykim Gruda thotë se u qartësua se “1. Nuk mund të ketë votim të fshehtë për zgjedhjen e Kryetarit të Kuvendit; 2. Partia që ka të drejtën për të propozuar kandidatin për Kryetar të Kuvendit duhet të bashkëpunojë në mënyrë konstruktive me partitë e tjera për ta mundësuar zgjedhjen e tij; 3. Kjo e drejtë e partisë fituese nuk është absolute dhe nuk mund të përdoret për të bllokuar funksionimin e Kuvendit – përkundrazi, kërkohet konsensus, kompromis dhe vullnet për bashkëpunim me forcat tjera politike”, ak shkruar ai në FB.