“Kushtetuesja nuk mundet me e kry punën e politikës – Albini për 30 ditë nuk e bën, shpërndarja çon në zgjedhje”, Valon Syla për vendimin e Gjykatës - Gazeta Express
string(142) "kushtetuesja-nuk-mundet-me-e-kry-punen-e-politikes-albini-per-30-dite-nuk-e-ben-shperndarja-con-ne-zgjedhje-valon-syla-per-vendimin-e-gjykates"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 22:00

“Kushtetuesja nuk mundet me e kry punën e politikës – Albini për 30 ditë nuk e bën, shpërndarja çon në zgjedhje”, Valon Syla për vendimin e Gjykatës

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 22:00

Analisti Valon Syla tha në Pressing në T7 se Gjykata Kushtetuese e ka “cekë një afat që më nuk mundet mi mbajtë askush institucionet peng për vakume që s’janë cekë për kryeparlamentar”.

Ai duke komentuar aktgjykimin e Kushtetueses i cili i obligon deputetët për konstituim të kuvendit brenda 30 ditësh tha:

“Gjykata Kushtetuese nuk mundet me kry punën e politikës. Është e vërtetë që Albin Kurti e ka përdorë vakumin ligjor që u kanë i pa-afat emërimi i kryetarit të Kuvendit dhe ai ka mujtë me zgjatë deri te presidenca kur s’ki qare pa hy në zgjedhje sepse s’janë numrat as për presidentën kur i kalon mandati që i bie prilli apo maji viti të ardhshëm”, tha Syla në Pressing, transmeton Express.

“Albini për 30 ditë nuk e bën, shpërbërja e kuvendit mundet me çu në zgjedhje. Kjo është përgjegjësi politike poashtu, pra se bëjnë kryepralamentarin dhe thonë po shkojmë në zgjedhje. Mund ta jap pas 30 ditësh rëndin i dyti mandatar tek opozita dhe shkojmë përpara”, u shpreh ai.