Konfirmohet intervistimi i Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale, avokati Tomë Gashi thotë se klienti i tij ka dhënë "sqarime" - Gazeta Express
string(126) "konfirmohet-intervistimi-i-martin-berishajt-ne-prokurorine-speciale-avokati-tome-gashi-thote-se-klienti-i-tij-ka-dhene-sqarime"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 14:56

Konfirmohet intervistimi i Martin Berishajt në Prokurorinë Speciale, avokati Tomë Gashi thotë se klienti i tij ka dhënë “sqarime”

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 14:56

Avokati Tomë Gashi ka konfirmuar se klienti i tij, ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është intervistuar në Prokurorinë Speciale.

Sipas avokatit, Berishaj ka dhënë “deklaratë sqaruese”, duke shtuar se ajo do të ndihmojë për “të eliminuar çdo dyshim për aferën e ndërtuar nga gazetari serb”.

Berishaj dyshohet se është përfshirë në transportimin e kundërligjshëm të votave me postë të diasporës, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Mediat sllovene kishin shkruar për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj.

Postimi i Gashit pa ndërhyrje:

Per ti ndihmuar Prokuroris Speciale te Kosoves sot zotni Martin Berisha ka dhene  deklarat sqaruese me te cilen ne besoim qe i ka ndihmuar Prokuroris per te eliminuar çdo dyshim per aferen e ndertuat nga  gaetari serb i aferm me sherbimin sekret te Serbis me qellim te demtimit te reputacionit te Profesorit Martin Berisha i cili eshte hale ne sy te serbis edhe te disave qe me vetedije apo pa vetedije i agjendat e Serbis

Ne i falenderohemi Prokurosis e cila perfundimisht besoim qe e ka kristal te qart se Martin Berisha ka pesuat paksa demtim kolaterale te atyre qe ne menyr patologjike e urrejn Levizjen Vetevendosje e posaqerisht Kryeministrin me te mire qe e ka pas Kosova ndonjere zotni Albin Kurti