Komisioni i Përzgjedhjes ka shpallur rezultatet e fazës së parë të shqyrtimit të aplikimeve për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
Nga 13 aplikime, 7 kandidatë kanë kaluar në fazën tjetër të garës, pasi kanë plotësuar kriteret ligjore dhe kanë paraqitur dokumentacionin e nevojshëm.
Kandidatët që do të vazhdojnë me procesin e vlerësimit janë: Andi Pogaçe, Artur Beu, Elton Kërluku, Gentian Ndoi, Gentjan Shehaj, Gledis Nano dhe Joni Keta.
Faza e ardhshme do të përfshijë testime profesionale dhe vlerësime të integritetit të kandidatëve, sipas kërkesave të ligjit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.