Martin Berishaj i shoqëruar nga Tomë Gashi shihen duke dalë nga Prokuroria Speciale - Gazeta Express
string(83) "martin-berishaj-i-shoqeruar-nga-tome-gashi-shihen-duke-dale-nga-prokuroria-speciale"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 14:50

Martin Berishaj i shoqëruar nga Tomë Gashi shihen duke dalë nga Prokuroria Speciale

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 14:50

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj  është parë duke dalur nga Prokuroria Speciale bashkë me avokatin e tij Tomë Gashi.

Pamjet e Berishajt tek del nga objekti i prokurorisë, janë publikuar nga Teve1.

Ndryshe, mediat sllovene kishin shkruar për një skandal të madh financiar, ku ishte i përfshirë Robert Golob, kryetar i Partisë së Lirisë. Në këtë aferë, ku dyshohej për shpëlarje parash, dukej që ishte përfshirë edhe ambasadori Berishaj.

Një televizion slloven, Planet TV, kishte raportuar se mbi gjysmë milion euro, në kesh, janë bartur prej Malit të Zi për në Slloveni, kurse rolin e mushkës, ose të transportuesit të parave e ka kryer ambasadori i Kosovës, z. Berishaj.

Televizioni slloven, në kronikën e transmetuar, tregonte se në xhirollogarinë e MB Consulting, e regjistruar në Mal të Zi, nga një kompani serbe janë derdhur në baza të rregullta prej 5 mijë deri në 50 mijë euro, për çdo muaj. Pronari i vetëm i kompanisë MB Consulting, në bazë të dokumentacionit zyrtar, është Martin Berishaj.