Will Smith i befason shqiptarët, aktori e bën shqiponjën me futbollistin Ergys Pepaj - Gazeta Express
string(83) "will-smith-i-befason-shqiptaret-aktori-e-ben-shqiponjen-me-futbollistin-ergys-pepaj"

Futboll

Gazeta Express

26/06/2025 14:37

Will Smith i befason shqiptarët, aktori e bën shqiponjën me futbollistin Ergys Pepaj

Futboll

Gazeta Express

26/06/2025 14:37

Edhe ylli legjendar i Hollywood-it, Will Smith, nuk i ka shpëtuar dot magnetizmit të simbolit më të dashur për shqiptarët, shqiponjës dy krenare.

Një foto që po bën xhiron e rrjeteve sociale tregon aktorin e famshëm amerikan duke realizuar gjestin tradicional shqiptar, krah për krah me futbollistin Ergys Pepaj.

Dyshja shfaqet duke formuar me duar simbolin e shqiponjës, një shenjë që përfaqëson krenarinë, identitetin dhe unitetin kombëtar shqiptar.

Imazhi u publikua për herë të parë në profilin zyrtar të Pepajt në Instagram, ku ai shkruan

Me më të mirin e të gjitha kohërave 🇦🇱”.

Mirëpo, kjo nuk është hera e parë që Will Smith shfaq një lidhje me kulturën shqiptare.

Në vitin 2018, ai performoi në finalen e Kupës së Botës në Rusi së bashku me këngëtaren shqiptare Era Istrefi dhe artistin latin Nicky Jam, shkruan Panorama.

Trioja interpretoi këngën zyrtare të Botërorit, duke sjellë muzikën shqiptare në një nga skenat më të mëdha globale.