Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin “Kredia”, duke arrestuar një 33-vjeçare, D. C., e dyshuar për mashtrim me të dhëna personale.
Ajo prezantohej si përfaqësuese e një shoqate bamirësie dhe kërkonte fotokopje të kartës së identitetit për të aplikuar për kredi në emër të viktimave.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve.