Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme ku po shqyrtohet kërkesa e tij për ndryshimin e masës së sigurisë. Ai kërkon që të lirohet nga masa e “arrestit në burg” dhe të kalojë në një masë më të lehtë.
Në seancën e sotme, Meta ka reaguar ashpër ndaj akuzave të prokurorëve, duke e kundërshtuar me forcë qëndrimin e tyre. Gjatë seancës të kaluar, prokuroria ka paraqitur një dokument të gjatë 31 faqesh, ku argumenton se ka prova të mjaftueshme që mbështesin nevojën për të vazhduar masën “arrest në burg”. Ndërkohë, mbrojtja e Metës e ka cilësuar këtë dokument si të pasaktë dhe të pamjaftueshëm për të justifikuar qëndrimin e tij në qeli.