Policia e Tiranës ka vënë në pranga shoferin e automjetit që aksidentoi një ditë më parë 3 të miturit që lëviznin me monopatinë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Në pranga u vu 41-vjeçari Ekerem Skureni. Ai akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
Të miturit që lëviznin në 2 monopatina kanë kaluar rrugën me semafor të kuq, ndërsa shoferi i makinës me semafor portokalli.
Përplasja ka qënë e fortë, aq sa skuterat elektrikë janë thyer në mes, madje të miturit kanë përfunduar në xhamin e automjetit.
Një nga monopatinat arrin një shpejtësi mbi 35 km/h, çka sipas Kodit Rrugor e bën të detyrueshme pajisjen me leje për drejtimin e tij.
Fëmijët po qarkullonin në bulevardin Dëshmorët e Kombit në afërsi të Piramidës, ndërkohë makina vinte nga rruga e Elbasanit në drejtim të zonës së ish-Bllokut.
Dy prej të plagosurve, 9 dhe 11 vjeç, mësohet se janë në gjendje të qëndrueshme shëndetësore në spitalin e traumës me dëmtime në krah dhe në këmbë.
I treti, një 11-vjeçar është në gjendje të rëndë, pasi ka marrë dëmtime në kokë.
Skuterat elektrikë, ose monopatinat janë kthyer në një shqetësim serioz për blutë dhe mjekët, pasi ka një rritje të frishme të aksidenteve. Sipas policies ne 7% te aksidenteve janë të përfshira monopatinat.