Raportohet se një 74 vjeçar në Ferizaj ka vdekur, dyshohet se humbi ndjenjat derisa ishte në rrugë - Gazeta Express
string(97) "raportohet-se-nje-74-vjecar-ne-ferizaj-ka-vdekur-dyshohet-se-humbi-ndjenjat-derisa-ishte-ne-rruge"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 12:51

Raportohet se një 74 vjeçar në Ferizaj ka vdekur, dyshohet se humbi ndjenjat derisa ishte në rrugë

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 12:51

Një burrë 74-vjeçar ka ndërruar jetë sot në qytetin e Ferizajt,. Sipas policisë, viktima dyshohet se ka humbur ndjenjat në rrugë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjekët kujdestarë në vendin e ngjarjes

“Sipas të dhënave fillestare, viktima dyshohet se ka humbur ndjenjat. Vdekjen e tij e kanë konfirmuar mjekët në vendin e ngjarjes”, deklaroi Veseli.

Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Hamëz Jashari” dhe “Faik Goga”, në afërsi të qendrës së qytetit. /Insajderi