Rama për "The Guardian": Reagimet ndaj planit të Starmer për emigrantët, marrëdhënia me Italinë dhe rruga drejt BE-së - Gazeta Express
string(113) "rama-per-the-guardian-reagimet-ndaj-planit-te-starmer-per-emigrantet-marredhenia-me-italine-dhe-rruga-drejt-be-se"

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 12:44

Rama për “The Guardian”: Reagimet ndaj planit të Starmer për emigrantët, marrëdhënia me Italinë dhe rruga drejt BE-së

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 12:44

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për gazetën The Guardian, ku ka komentuar planin e Mbretërisë së Bashkuar për të dërguar azilkërkuesit e refuzuar në “qendrat e kthimit” në vendet e treta. Rama theksoi se kjo ide tregon se Britania pas Brexit-it është “në një vend shumë të errët”, duke e krahasuar këtë me një situatë që nuk do të kishte qenë e mundur një dekadë më parë.

“Është një nga ato gjëra që 10 vjet më parë thjesht nuk do të kishte qenë e imagjinueshme… që Britania të kërkonte vende për të larguar emigrantët”, tha ai. “Fakti që sot nuk është thjesht e imagjinueshme, por po ndodh, nuk është për shkak të Keir Starmer ose Rishi Sunak që po bëjnë diçka të jashtëzakonshme; është për shkak se Britania është në një vend shumë të errët.”

Për kreun e qeverisë, ky ndryshim në diskursin publik britanik, që më parë do të ishte i papranueshëm, është një shenjë e një ndryshimi të thellë të vlerave. Rama shprehu zhgënjim për nivelin e diskursit në Britani, duke theksuar se 80% e gjërave që thuhen sot janë të papranueshme krahasuar me para-Brexit.

Tetëdhjetë përqind e gjërave që thuhen, shkruhen ose pranohen si pjesë normale e diskursit në Britaninë e sotme janë gjëra që [para Brexit] do të kishin qenë krejtësisht të papranueshme, krejtësisht qesharake, krejtësisht të turpshme”, tha ai.

Në lidhje me marrëdhëniet Shqipëri-Britani, Rama tha se Shqipëria nuk do të merrte pjesë në këtë skemë, edhe pas kërkesave të bëra nga kryeministrat e kaluar britanikë. Ai shtoi se nuk ishte hera e parë që një udhëheqës britanik kërkonte një marrëveshje të tillë dhe se përgjigjja e tij kishte qenë gjithmonë e njëjtë: “Kam qenë i qartë për këtë që kur Boris Johnson ma kërkoi dhe Rishi ma kërkoi… Gjithmonë kam thënë jo.”

Për të shpjeguar refuzimin, Rama shprehu se kryeministri britanik është një “person shumë i mirë dhe i këndshëm”, por se Shqipëria ka një marrëdhënie të ngushtë me Italinë, që e bën më të lehtë arritjen e një marrëveshjeje me këtë vend.

“Praktikisht ne jemi një vend i përbërë nga dy vende të pavarura… Italia ka qenë aty për ne në çdo moment të errët dhe situatë të vështirë që nga dita që dolëm nga ferri i të qenit Koreja e Veriut e Evropës. Ne kemi një pikë të dobët për Italinë, kështu që kur Italia na kërkon diçka, ne themi po, pikë“, theksoi ai.

Në lidhje me anëtarësimin në Bashkimin Evropian, Rama u shpreh se Shqipëria është shumë afër përfundimit të negociatave, duke synuar anëtarësimin deri në vitin 2030.

E gjithë qasja ndaj procesit ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Tani ata (BE-ja), janë shumë të etur të ecin përpara… Me agresionin rus gjithçka ndryshoi, kështu që në një farë mënyre edhe Vladimir Putin e bëri këtë, ai e bëri Evropën shumë më të interesuar për bashkimin”, u shpreh Rama.