Apeli i GJKKO ndryshon dënimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj - Gazeta Express
string(62) "apeli-i-gjkko-ndryshon-denimin-per-ish-gjyqtarin-guxim-zenelaj"

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 12:20

Apeli i GJKKO ndryshon dënimin për ish-gjyqtarin Guxim Zenelaj

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 12:20

Gjykata e Posaçme e Apelit ka ndryshuar vendimin e shkallës së parë për Guxim Zenelajn, ish-gjyqtarin e përjashtuar nga sistemi i drejtësisë. Ai u dënua me 100 orë punë në interes publik, pas akuza për fshehje pasurie. Vendimi ka zëvendësuar dënimin e mëparshëm me 1 vit shërbim prove.

Zenelaj dha dorëheqjen në vitin 2019 dhe KPK e përjashtoi atë për 15 vite për shkelje të ligjit gjatë procesit të vetingut. Hetimet për të filluan pas kallëzimit nga një avokat lidhur me dyshimet për korrupsion ndaj gjyqtarëve të lartë.

Vendimi mund të apelohet brenda 45 ditësh në Gjykatën e Lartë.