Mashtruan 44-vjeçaren dhe morën kredi në emrin e saj, shpallen në kërkim dy gra në Korçë - Gazeta Express
string(87) "mashtruan-44-vjecaren-dhe-moren-kredi-ne-emrin-e-saj-shpallen-ne-kerkim-dy-gra-ne-korce"

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 11:57

Mashtruan 44-vjeçaren dhe morën kredi në emrin e saj, shpallen në kërkim dy gra në Korçë

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 11:57

Dy gra janë shpallur në kërkim nga Policia e Korçës, të dyshuara për një rast mashtrimi financiar përmes përdorimit të paautorizuar të dokumenteve personale.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, shtetaset P. Z., 32 vjeçe dhe Sh. S., 69 vjeçe, të dyja banuese në Korçë, dyshohet se kanë bashkëpunuar për të mashtruar një 44-vjeçare. Ato akuzohen se i kanë marrë kësaj të fundit kartën e identitetit dhe e kanë përdorur atë për të përfituar një kredi bankare në një institucion financiar, pa dijeninë dhe pëlqimin e saj.

Ngjarja është aktualisht në hetim nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, ndërsa materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme ligjore.

Policia apelon për kujdes të shtuar ndaj të dhënave personale, veçanërisht në rastet që përfshijnë veprime financiare, duke theksuar se raste të ngjashme mashtrimi janë shënuar edhe më herët.