Inovacioni ka sjellë zhvillimin e alternativave më pak të dëmshme – politikat e duhanit duhet të ndjekin progresin - Gazeta Express
string(112) "inovacioni-ka-sjelle-zhvillimin-e-alternativave-me-pak-te-demshme-politikat-e-duhanit-duhet-te-ndjekin-progresin"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 11:35

Inovacioni ka sjellë zhvillimin e alternativave më pak të dëmshme – politikat e duhanit duhet të ndjekin progresin

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 11:35

E ardhmja pa tym, e ndërtuar në inovacion dhe politika rregullatore të përparuara, ishte në fokus të konferencës vjetore TECHNOVATION, të mbajtur në Neuchâtel të Zvicrës.

Politikat aktuale për kontrollin e duhanit, të krijuara dekada më parë për të ‘luftuar’ fenomenin e duhanpirjes, nuk po adresojnë plotësisht realitetin e sotëm të pirjes së duhanit. Jo vetëm në Europë, po në të gjithë vendet ku ndiqet një qasje ndaluese. Zhvillimet teknologjike kanë çuar në krijimin e produkteve më pak të dëmshme si alternativa pa tym (SFP – smoke-free products), si produktet me ngrohje (HTP – heated tobacco products), cigaret elektronike dhe qeset e nikotinës, të cilat mund të kontribuojnë në përmirësimin e shëndetit publik duke ofruar një alternativë më pak të dëmshme për të rriturit që zgjedhin të mos heqin dorë nga duhani.

Megjithatë, disa qeveri dhe organizata të shëndetit publik, përfshirë OBSH-në, duke ndjekur një qëndrim ndaluese, i trajtojnë këto produkte të reja në të njëjtën mënyrë si cigaret tradicionale. Në anën tjetër, vendet që kanë hapur rrugën për produktet alternative dhe ofrojnë informacion për qytetarët, kanë shënuar ulje të ndjeshme të normave të duhanpirjes.

Politikat e kontrollit të duhanit

Suksesi i politikave të kontrollit të duhanit duhet të matet nga ndikimi i tyre në reduktimin e duhanpirjes. Një analizë krahasuese e të dhënave të prevalencës në tetë rajone të ndryshme tregon se vendet që ndalojnë SFP-të dhe zbatojnë masat e OBSH-së në mënyrë rigoroze, kanë vështirësi të arrijnë ulje domethënëse në normat e duhanpirjes. Ndërkohë, vendet ku duhanpirësit kanë pasur mundësi të kalojnë në alternativa më të sigurta, kanë përjetuar rënie gati 50% në dekadën e fundit.

Sot, vetëm katër vende njihen për zbatimin e plotë të masave MPOWER të OBSH-së:
Turqia, Brazili, Mauritius dhe Holanda. Nga këto, tre të parat ndalojnë kategorikisht produktet pa tym, ndërsa Holanda jo. Veçanërisht, Holanda ka parë uljen më të madhe të prevalencës së pirjes së duhanit brenda një afati kohor të ngjashëm, duke arritur një rënie prej 26%.

Duhanpirja dhe tregtia e paligjshme

Në Turqi, prevalenca e pirjes së duhanit në vitin 2022 mbeti mbi 30%, pa ndryshim që nga viti 2014. Kjo, pavarësisht masave të rrepta si ndalimi i reklamave, rritja e akcizave, paketimi i thjeshtë, ndalimi i aromave dhe produkteve pa tym. Këto të dhëna tregojnë se, edhe pse politikat ndaluese janë të forta, duhanpirësit vazhdojnë të konsumojnë produkte të dëmshme dhe nuk kanë akses në alternativa më të sigurta.

Për më tepër, Turqia përballet me një nivel të lartë të tregtisë së paligjshme të duhanit, e cila përbënte 27.9% të konsumit total në vitin 2022. Situata është e ngjashme në Mauritius (-6.2%), Brazil (-13.9%) dhe Tajlandë (-12.6%), ku ndalimi i produkteve pa tym ka çuar gjithashtu në krijimin e tregjeve të paligjshme. Në Brazil, për shembull, 7.3% e të rriturve i përdorin këto produkte edhe pse ato janë të ndaluara me ligj. Duke qenë në treg të zi, mungon çdo lloj kontrolli cilësie, mosha e blerjes nuk kufizohet dhe shteti nuk përfiton nga taksat.

Rastet e suksesit

Japonia përfaqëson një model të suksesshëm, me ulje drastike të pirjes së duhanit që prej prezantimit të produkteve me ngrohje në vitin 2014. Ndërsa nga viti 2011 deri në 2015 rënia e shitjeve të cigareve ishte 1.8% në vit, pas lejimit të produkteve me ngrohje kjo rënie u rrit pesëfish. Deri në vitin 2022, prevalenca e pirjes së duhanit kishte arritur një rekord të ulët prej 10,6%.

Po ashtu, Zelanda e Re, e cila ka integruar reduktimin e dëmit të duhanit në politikën e saj të kontrollit të duhanit duke diferencuar rregulloret për produktet me djegie dhe ato pa djegie, duke inkurajuar duhanpirësit të kalojnë në alternativa më pak të dëmshme (produkte me ngrohje dhe cigare elektronike), ka arritur një reduktim të ngjashëm të prevalencës (52,8% reduktim midis 2013-2014 dhe 2022-2023).

Në vendet nordike si Suedia dhe Islanda, përdorimi i produkteve orale të nikotinës si snus dhe qeset e nikotinës ka çuar në ulje të madhe të duhanpirjes – 49.5% dhe 50% përkatësisht. Suedia sot ka prevalencën më të ulët të duhanpirjes dhe vdekshmërisë nga duhani tek meshkujt në BE, pikërisht sepse është i vetmi vend që nuk e ka ndaluar snusin.

Për të pasur një ndikim të prekshëm në shëndetin publik, është e domosdoshme që politikat tradicionale të kontrollit të duhanit të përforcohen me qasje moderne dhe të bazuara në realitet që jo vetëm ndalojnë cigaret si forma më e dëmshme e konsumit të nikotinës, por edhe edukojnë dhe nxisin përdorimin e alternativave më të sigurta për ata që zgjedhin të mos e lënë. Për të përshpejtuar uljen e prevalencës së pirjes së duhanit, qeveritë edhe në Europën Qëndrore duhet të ofrojnë informacionin e nevojshëm dhe alternativa më pak të dëmshme për duhanpirësit e rritur, ndërkohë që forcojnë masat dhe kontrollet për cigaret, si forma më e dëmshme e konsumit të nikotinës.

MPOWER është një paketë masash të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) për të ndihmuar vendet në zbatimin e Konventës Kuadër për Kontrollin e Duhanit (FCTC), me qëllim uljen e konsumit të duhanit dhe mbrojtjen e shëndetit publik. Kjo paketë përfshin: monitorimin e përdorimit të duhanit dhe politikave të parandalimit, mbrojtja e njerëzve nga ekspozimi ndaj tymit të duhanit, ofrimi i ndihmës për të lënë duhanin, paralajmërimi për rreziqet që sjell duhani, zbatimi i ndalimeve për reklamimin, promovimin dhe sponsorizimin e produkteve të duhanit, si dhe rritja e taksave për këto produkte.