Në qytetin e Tetovës ka filluar sot kampionati ballkanik në Volej, me pjesëmarrjen e gjashtë ekipeve me djem dhe vajza.
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami uroi që tre netët garuese të kalojnë në atmosferë sportive dhe të jenë një festë për qytetin e Tetovës.
“Ky kampionat ka grumbulluar në Tetovë 6 ekipe ballkanike. Në keto tre ditë garuese, besoj që tetovarët do të kalojnë çaste të bukura më këto netë sportive. Uroj që në fund të fitojë ekipa më e mirë dhe tetovarët ta mbajnë mend këtë organizim”, tha Kasami.
Kasami u pyet dhe për mendimin e profesorit universitar, Mersim Maksuti, i cili ligjin për përfaqësim të drejtë e quajti si skandaloz, Kasami tha se ligji u hartua nga ekspertët dhe në përputhje me kushtetutën e vendit.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve është hartuar nga ekspertët, ndaj edhe mospajtimet në këtë rast mund të ndodhin. Ka ekspertë që kanë punuar në këtë ligj konform kushtetutës. Për këtë ekspertin qe e përmendët ju, ai është po i njejti që tha se BDI ka pasur 23 vite kohë për ta bërë këtë ligj”, tha Kasami.
Për të njejtin ligj u pyet dhe zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti.
Mexhiti tha se shqiptarët kanë funksionuar 30 vite pa këtë ligj, teksa tanimë kjo situatë po rregullohet.
“Mersim Maksuti ka qenë përfaqësues i z.Taravari. Ai vetë tha që BDI ka pasur kohë ta rregulloj këtë ligj sepse 30 vite ligj nuk ka pasur. Presim edhe vërejtje, mirepo ecuria drejt Komisionit të Venecias, besoj që do ta bëjë këtë ligj sa më të mirë dhe të avansuar”, tha Mexhiti.
Kutojmë se ligji për Përfaqësim të Drejtë dhe Adekuat, të martën ka kaluar në seancë të qeverisë, ndërsa pasi të dërgohet në Komisionin e Venecias.