Pas më shumë se një muaj, ka filluar pastrimi i zonave të ndryshme në komunën e Prishtinës.
Kjo si shkak i arritjes së marrëveshjes së Komunës me atë të Kompanisë Rajonale të Pastrimit.
Kryeshefi i kësaj të fundit, në linjë direkte, Petrit Reçica konfirmoi se puna është duke shkuar mirë dhe se mjetet e premtuara tani janë bartë.
Reçica, ndër tjerash bëri të ditur se momentalisht, dy ekipe përfaqësuese janë në takim me zyrtarët komunal.
“Ne i jemi rikthyer punës, prej mbrëmë i jemi rikthyer shërbimit derë më derë, ku situata ishte më e keqe për shkak se ka një periudhë të gjatë që nuk është kryer, fatkeqësisht shërbimi. Mirë, është duke shkuar, ekipet i kemi në terren e po shpresoj që kurrë më nuk kemi me ardh në këso situate. Mjetet të cilat i ka inkasu, na janë bart dhe ne i kemi arrit me i pagu shpenzimet e naftës. Normalisht këto ditë jemi në fazën e ndërmjetësimit dhe borgjeve përmes Gjykatës, si procedurë alternative që besoj se na kryen punë më shpejtë. Për momentin i kemi dy ekipe të përbashkëta të cilat janë në takim, në komunë duke i bërë barazimet dhe vlerat e cila mbet për shërbimin janar-maj“, tha ai.