Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi - Gazeta Express
string(91) "trumpit-i-pelqen-nofka-qe-i-dha-rutte-e-perdor-pas-kthimit-ne-amerike-babai-eshte-ne-shtepi"

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 10:09

Trumpit i pëlqen nofka që i dha Rutte, e përdor pas kthimit në Amerikë: Babai është në shtëpi

Lajme

Gazeta Express

26/06/2025 10:09

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte, e krahasoi të mërkurën presidentin amerikan Donald Trump me një “baba” që ndërhyn në një përleshje në oborrin e shkollës, pasi udhëheqësi amerikan qortoi vazhdimisht armiqtë e Lindjes së mesme – Izraelin dhe Iranin.

Duke folur me gazetarët së bashku me Rutte në një samit të aleancës së NATO-s, Trump qortoi përsëri Izraelin dhe Iranin.

“Ata janë grindur shumë, si dy fëmijë në oborrin e një shkolle. Ju e dini, ata luftojnë me tërbim, nuk mund t’i ndalosh. Lërini të zihen për rreth 2-3 minuta, pastaj është e lehtë t’i ndalosh”, tha ai.

Në përgjigje, Rutte qeshi dhe tha: “Dhe pastaj babait ndonjëherë i duhet të përdorë gjuhë të ashpër që (ata) të ndalen”.

Ky ‘nickname’ i pëlqeu Trumpit, i cili me t’u kthyer në Shtëpinë e Bardhë përdori këtë nofkë në përmbledhjen që i bëri samitit të Hagës.

Duke e shoqëruar këtë video me këngën e Usher, ‘Daddy’s Home’, Shtëpia e Bardhë njoftoi për arritjen e Trumpit në SHBA./Express/