Futbollisti me prejardhje shqiptare, Brajan Gruda ka lënë gjurmë në Kampionatin Evropian U21, i cili po zhvillohet në Sllovaki.
21-vjeçari i cili luan për kombëtaren e Gjermanisë, arriti të shënoj gol në ndeshjen gjysëmfinale ndaj Francës, e cila përfundoi me fitoren 3-0 të ”pancerave”, fitore kjo që i dërgon në finalen e madhe.
Gruda u aktivizua në 19 minutat e fundit, derisa shënoi golin e tretë për Gjermaninë, në 90+3.
Një tjetët futbollist i cilli ka gjak shqiptari, Nelson Veiper i cili e ka nënën shqiptare, arriti të shënoj gol ndaj Francës.
Ai shënoi golin e parë për kombëtaren e Gjermanisë, në minutën e 8-të, shkruan Alsat.
Veiper ditë më parë e ka konfirmuar se është kontaktuar nga FSHF-ja, që të luaj për Kombëtaren e Shqipërisë.
20-vjeçari është aktualisht lojtar i skuadrës gjermane Mainz, ku sezonin e fundit shënoi tre gola në Bundesligë.