Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis në Shkodër, procedohen katër persona - Gazeta Express
string(76) "gjenden-dhe-asgjesohen-2936-bime-kanabis-ne-shkoder-procedohen-kater-persona"

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 9:09

Gjenden dhe asgjësohen 2936 bimë kanabis në Shkodër, procedohen katër persona

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 9:09

Në kuadër të operacionit të gjerë policor të koduar “Koordinata”, vazhdojnë kontrollet intensive në të gjithë territorin e qarkut Shkodër, me qëllim goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë operacionit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër dhe komisariateve përkatëse kanë zbuluar dhe asgjësuar 2,936 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat ishin kultivuar në zonat e ndryshme të Shkodrës.

Detaje të operacionit:

  • Komisariati i Policisë Shkodër: Në njësitë administrative Shalë dhe Shosh, janë gjetur dhe asgjësuar 1,792 bimë narkotike. Gjatë hetimeve të mëtejshme, janë referuar materiale në Prokurori, ku janë nisur procedime në gjendje të lirë për disa shtetas:
    • A. M., inxhinier pyjesh, për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi.
    • L. A., roje e zonave të mbrojtura, për shpërdorim detyre.
    • L. M., kryeplak i fshatit Lotaj, për shpërdorim detyre.
    • M. M., kryeplak i fshatit Abat, për shpërdorim detyre.
  • Komisariati i Policisë Malësi e Madhe: Në njësitë administrative Shkrel dhe Kastrat, janë gjetur dhe asgjësuar 824 bimë narkotike.
  • Stacioni i Policisë Fushë Arrëz: Në njësinë administrative Qafë Mal, janë gjetur dhe asgjësuar 320 bimë narkotike.

Për këtë operacion të rëndësishëm antikanabis, puna vijon intensivisht për të identifikuar, kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale të gjithë autorët e përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike.

Operacioni “Koordinata” është një ndër veprimet më të rëndësishme të Policisë së Shtetit për të goditur kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike, duke synuar pastrimin e zonave të Shkodrës dhe Malësisë nga aktivitetet e paligjshme.