Një 26-vjeçar, është arrestuar në flagrancë, pasi ka aksidentuar në lagjen nr. 4 në Durrës një të moshuar, i cili ndërroi jetë për shkak të lëndimeve të marra.
Sipas njoftimit të policisë, i riu, teksa po drejtonte automjetin e tij, përplasi këmbësorin 80-vjeçar, duke shkaktuar kështu vdekjen e tij.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin O. P., 26 vjeç, banues në fshatin Rrashbull, pasi në lagjen nr. 4, Durrës, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin Q. L., 80 vjeç, banues në Durrës, këmbësor, i cili për pasojë ka humbur jetën”, njofton policia.