Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, ja rendi i ditës për seancën plenare - Gazeta Express
string(70) "kuvendi-i-shqiperise-mblidhet-sot-ja-rendi-i-dites-per-seancen-plenare"

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 8:00

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot, ja rendi i ditës për seancën plenare

Shqiperi

Gazeta Express

26/06/2025 8:00

Ditën e sotme, më 26 qershor, në orën 10:00, do të nisë seanca plenare në Parlamentin e Shqipërisë. Rendi i ditës për këtë seancë është i pasur dhe përfshin disa projektligje të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

Ja se cilat janë pikat kryesore të rendit të ditës:

  1. Projektligji “Për përpunimin e informacionit të udhëtimit në Republikën e Shqipërisë”.
  2. Projektligji “Për kontrollin e kufirit shtetëror”.
  3. Projektligji “Për shëndetin e bimëve”.
  4. Projektligji “Për shëndetin e kafshëve”.
  5. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2017 “Për sportin”, i ndryshuar.
  6. Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 79/2021, “Për të huajt”.
  7. Projektligji “Për Zyrën e Rikuperimit të Aseteve”.
  8. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtimin dhe Zhvillimin për financimin shtesë për ‘Veprimin e ofrimit të shërbimeve të përqendruara dhe gjithëpërfshirëse të përdoruesit’.”
  9. Projektligji “Për prodhimin, transportin, tregtimin dhe përdorimin e biokarburanteve dhe të lëndëve të tjera djegëse, të rinovueshme për transport”.
  10. Projektligji “Për disa ndryshime në vendimin e Kuvendit nr. 67/2020 ‘Për miratimin e strukturës, organikës dhe klasifikimit të pagave të personelit me kohë të plotë pune të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve’, të ndryshuar”.
  11. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës.